Projekt

Kompleksi farmaceutik “Rejsi Pharma”

Të kontraktuar nga investitori për të ofruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjithë projektin.

Natyra e projektit

Depo Farmaceutike

Vendndodhja:

Autostrada kryesore Tiranë – Durrës, km 14

Periudha kohore:

16 Muaj

Përmasa:

11.500 m2

Të kontraktuar nga investitori për të ofruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjithë projektin. Në fillim Grupi ITE hartoi projektin elektrik në bashkëpunim me investitorin dhe studion e arkitekturës. Pas kësaj shoqëria ishte përgjegjëse për zbatimin e projektit nën mbikëqyrjen e stafit të inxhinierëve elektrikë të investitorit. Fuqia totale e instaluar ishte 1600 kVA dhe ITE furnizoi gjithçka që lidhej me pajisjet e tensionit të mesëm dhe të ulët. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center, panelet e shpërndarjes, çelat TM dhe HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve dhe sistemin e ndriçimit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin për linjën e prodhimit dhe paketimit të ilaçeve që erdhën së bashku me projektin nga Gjermania. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, sisteme anti-vjedhje, sistemi audio, sistemi i kontrollit të aksesit dhe sistemi CCTV.

PARTNERËT

Schneider, Bosch Security System, OMS Lighting, Side Lighting, Phoenix Contact, 3M.

REZULTATI

Kompleksi është plotësisht funksional, përfshirë linjat e prodhimit. ITE Group realizon mirëmbajtjen e planifikuar të objektit.