Shoqëria “ITE GRUP” shpk është themeluar si shoqëri me përgjegjësi
të kufizuar, sh.p.k, që në vitin 1995, me 100% aksione shqiptare. Aktivitetet
e saj fillimisht lidheshin me tregtimin e pajisjeve dhe materialeve elektrike,
elektronike si dhe pajisjeve të telekomunikacionit, me partner kryesisht në
Itali. Rritja e aktivitetit tregtar kontribuoi në fuqizimin e shoqërisë, e cila në
vitin 2001 shndërrohet në ‘ITE Group’. Me një personel të specializuar drejtues, inxhinierik, projektues dhe zbatues, shoqëria mundi të zgjerojë aktivitetin e saj, duke projektuar dhe instaluar sisteme elektrike të brendshme dhe të jashtme. Kjo eksperiencë mundësoi zbatimin e projekteve të ndërlikuara të sistemeve të energjisë elektrike në objekte industriale, civile dhe tregtare. Impiantet fotovoltaike, sistemet e sigurisë ndaj zjarrit, sistemet e të dhënave, përfshirë sistemet e sigurisë dhe tëmbikëqyrjes CCTV, sistemet audio dhe fonia për konferenca, janë shtuar gradualisht si aktiviteti themelor i shoqërisë.

HISTORIKU

1995
Krijohet Shoqëria ITE
Hapja e pikës së parë, e shitjes në Rrugën “Myslym Shyri” Siipërfaqja: 60 m2
Aktivteti : Shitja e Materialeve Elektrike/ Paisje elektronike / Instalime elektrike
2001
Fillon zgjerimi I aktivitetit tregtar
Hapja e pikës së parë, e shitjes në Rrugën “Myslym Shyri” Transferimi në Rrugen “Perlat Rexhepi”
Krijohet zyra e projektimit
2002
Hapet Magazina Qendrore në Yzberisht
2006
Krijohet departamenti I prodhimit të paneleve elektrike në Yzberisht
2007
Hapet pika e shitjes
në qytetin e Durrësit
2010
Ndërtimi i Zyrave Qendrore në periferi të Tiranës, në krah të
djathtë të Autostradës Tiranë-Durrës, km5.
Ambienti përbehet nga 4 pjesë:
1.Zyra me sipërfaqe 960 m2.
2.Pikë Shitje dhe Showroom të vendosura në një sipërfaqe prej 460 m2.
3.Ambient magazinimi 1800 m2
4.Ambienti për prodhimin e Paneleve Elektrike me një sipërfaqe prej 600 m2.
2011
Krijohet zyra e projektimit-
Eurotest/ITE Energy 2022
2016
Hapet pika e shitjes në unazën e re
Krijohet Shoqëria “ITE Engineerig”
Objekti i veprimtarisë së “ITE Engineerig” është zbërthimi dhe implementimi i projekteve elektrike me atyre civile dhe industriale në përputhje të plotë me standartet dhe normat e kërkuara.
2020
Hapet pika e shitjes në qytetin e Shkodrës
2022
Ite Grup hap pikën e saj të shitjes në Prishtinë
Aktiviteti: Materiale Elektrike, Instalime Elektrike Zyra e projektimit Eurotest merr emrin ITE Energy.
2023
Dy pika të reja
Në Ali Dem
Në Fier

VIZIONI

Lindur si instalator elektrik kemi bërë të mundur afrimin e profesionistëve
të fushës jo vetëm në shitjen e materialeve elektrike por edhe në dhënien
e zgjidhjes teknike në mënyrë profesionale.

Kjo ka bërë që të jemi gjithmonë një hap përpara në standartet dhe produktet e ofruara, në krahasim me konkurrencën.

Duke përqafuar teknikat më të fundit në materialet elektrike dhe elektronike, kemi sjellë inovacion në vend.

Ne jemi profesionistë të fushës dhe objektivi ynë është që të
identifikojmë nevojat e klientit duke i dhënë zgjidhje optimale
kërkesave të tyre.

Me ne, realizimi i projekteve komplekse është më i thjeshtë.