Projekt

Alban Tower Tirana

Projekti konsiston në instalimet e impianteve elektrike me të gjitha standartet
elektrike bashkëkohore.  Godinë polifunksionale me 26 kate shërbime, zyra dhe 6 kate parkimi nëntokë.

Natyra e projektit

Industri, Qendër Tregëtare, Rezidencë Banimi, Hotel, etj), Shërbime & Zyra

Vendndodhja:

Tiranë, Shqipëri

Periudha kohore:

Tetor 2019-2023

E veçanta e impiantit elektrik për këtë godinë është sistemi i furnizimit kryesorë i godinës i cili është i realizuar me shpërndarje vertikale nëpërmjet blindozbarave 1600A (për shpërndarjen e energjisë në kate) & 1250A (për sistemet mekanike).
Godina do të ketë edhe dhomën qëndrore të monitorimit dhe të komandimit nëpërmjet sistemit BMS. Karakteristikë tjetër e këtij projekti është dhe realizimi i impianteve elektrike sipas normave të sigurisë për mbrojtjen dhe evakuimin nga zjarri.

Impiantet e realizuara (Kabina Elektrike, Zjarri, Ndriçimi etj) :
1) Sistemi i furnizimit me energji (2 Transformatore, 1 Gjeneratore, 1 Power center qendrore, 2 UPS, dhe me panelet kryesore shpërndarës nëpër kate).
2) Sistemi i ndricimit i cili në disa raste është i realizuar dhe me komandim me
sistemin Dali( ne regjim normal dhe ai i emergjencës).
3) Ndricimi i fasadës I ciki komandohet nëpërmjet sistemit DMX
4) Sistemi i dedektimi ndaj zjarrit (me sensor normal dhe sensor linear ).
5) Sistemi dedektimit të gazit karbonik dhe avujve të benzinës.
6) Sistemi i shpërndarjes data.
7) Sistemi CCTV.
8) Sistemi i audio evakuimit.
9) Sistemi BMS për monitorim dhe komandime
10) Panele për komandimin e sistemit të trajtimit të ajrit (AHU)

PARTNERËT

Femi CZ, Electtrocanali, Vimar, Schneider, Bosch, General Cavi, ICT Belden, Baldasari.