Projekt

Lake view

Kompleks me strukturë banimi dhe shërbimi (A,B,C,D,E) nga 1-17 kat , me 3
kate parkimi nëntoke (Lakeview Rezidences)

Natyra e projektit

Rezidencë Banimi

Vendndodhja:

Tiranë

Periudha kohore:

Tetor 2019-

Vlera e kontratës:

2,265,175 Euro

Projekti konsiston në instalimet elektrike bazë për 5 kulla dhe mbulimin e
ambjenteve të përbashkëta me të gjitha sistemet elektrike bashkëkohore. E gjithë
rezidenca monitorohet nga dhoma e monitorimit nga e cila kryhen edhe disa manovrime të kushtëzuara. E veçanta e impiantit elektrik për këtë residencë është sistemi SAT-TV i cili është zbatuar me fjalën e fundit të teknologjisë.

Impiantet e realizuara (Kabina Elektrike, Zjarri, Ndriçimi etj) :

  1. Sistemi i furnizimit me energji (6 Kabina elektrike, 6 Kuadro shpërndarje, 5 kuadro për ambjentet e përbashkëta, 6 Gjeneratorë, 25 boxmatje etj).
  2. Sistemi i ndriçimit ( në regjim normal dhe ai i emergjencës, ndriçimi i jashtëm).
  3. Sistemi i dedektimi ndaj zjarrit (me sensor normal dhe sensor linear ).
  4. Sistemi dedektimit të gazit karbonik dhe avujve të benzinës.
  5. Sistemi i hyrje-daljeve të makinave ( Trau i parkimit dhe biletarisë).
  6. Sistemi i shpërndarjes data (citofoni, internet).
  7. Sistemi CCTV.
  8. Sistemi SAT – TV.
  9. Sistemi i audio evakuimit.

PARTNERËT

Femi CZ, Electtrocanali, Vimar, Schneider, Bosch, General Cavi, SEA Transformatori, Fracarro, Honeywell, Bright, Philips, Fumagalli , Skidata