Natyra e projektit
Impiant për trajtimin e ujrave
Vendndodhja:
Pejë/Kosovë
Periudha kohore:
Nëntor 2019 - Shtator 2021
Vlera e kontratës:
1,188,000 Euro
Në këtë projekt çdo pjesë e impiantit kontrollohet dhe monitorohet nga sistemi SCADA nga një dhomë kontrollli në godinën e administrates. Projekti përmban gjithashtu komunikim në distance me stacionet, rrjet komunkimi të tipologjisë “ring” me sistem të menaxhueshëm, ndërthurje të disa protokolleve të komunikimit industrial, sistem per menaxhimin e alarmeve dhe stacion për dërgim SMS, sistem për trende historikë dhe analizim të tyre, sistem për raportimin ditor, mujor dhe vjetor të informacioneve të procesit. Nga pikëpmaja instalative, projekti duhej të parashikonte instalimin në zona me rrezikshmëri shpërthimi të klasës 1 dhe 2 për gazra eksploziv në linjën e trajtimit mekanik dhe prodhimit dhe shfrytëzimit të biogazit. Sisteme të veçanta për mbrojtjen, shpërndarjen, tokëzimin dhe rrufepritësin janë implementuar për të respektuar kërkesat nga ana e standardit për këto lloj zonash. Sistemi i shpërndarjes me tre burime, seksionues dhe punim në paralel të dy gjeneratorëve të biogazit
me rrjetin ishte një vecanti e projektit, prodhimi i realizuar nga gjeneratorët u rregullua nga sistemi SCADA në lidhje me kërkesën e ngarkesës së impiantit. U realizuan panelet e kontrollit me PLC-HMI, instumentimi, ndërlidhja me sisteme të palëve të treta, monitorimi energjitik i cdo pajisje elektrike. Në këtë projekt niveli i kontrollit dhe analizimit të të dhënave ishte në një nivel të lartë të realizuar për këtë natyrë impiantesh.
Impiantet e realizuara (Kabina Elektrike, Zjarri, Ndriçimi etj) :
- Kabina elektrike (cela tensioni të mesëm për kabinë fundore me mbrojtje bllok (rele elektronike SEPAM 40), matje dhe mbrojtje me siguresa për transformatorët; dy transformatorë me rezinë 800 kVA, 20/10/0.4 kV; gjenerator emergjence 800 kVA pajisur me sistem te jashtëm tank me vaskë 4000 l për furnizim me naftë; paneli kryesor me komutim me tre burime, dy seksione dhe punim ne paralel me gjeneratorë me biogas; sistem monitori për sistemin e furnizimit dhe cilësisë së tij me panel PLC duke përdorur sistem I/O numerik dhe protokolle komunikimi Modbus TCP dhe RTU; UPS për sistemin e monitorimit dhe kontrollit të celave të tensionit të mesëm, panelit kryesor dhe komutimit sistemit të komunikimit etj; instalime shërbimi si ndriçim, priza shërbimi ventilim dhe kondicionim; dedektim i zjarrit për kabinen; telefoni).
- Sistemi i shpërndarjes (katër dhoma elektrike për pjesën industriale dhe shtatë panele shpërndarje për instalimet e shërbimit, të plotësuara me monitorim, UPS, instalime shërbimi si ndriçim, priza shërbimi, ventilim dhe kondicionim; dedektim i zjarrit për dhomën teknike; telefoni).
- Panelet e kontrollit te motorave – MCC (katër panele për furnizimin dhe kontrollin e motorëve dhe pajisjeve të impiantit, nga një për secilën zonë funksionale të impiantit.
- Panelet e kontrollit lokal – LCP (për kontrollin lokal të pajisjeve në impiant).
- Panelet e kontrollit me PLC të tipit Modicon 340 (katër panele të ndarë sipas zonave funksionale, për mbledhjen e informacionit dhe kontrollin e impiantit, sistem komunikimi me protokolle Modbus TCP, Modbus RTU, Ethernet, Profibus DP; pajisur me ekran HMI për kontrollin e qendërzuar të një pjese funksionale të impiantit në rast dështimi të sistemit SCADA ose komunikimit).
- Rrjeti i komunikimit (realizuar një rrjet i tipologjisë “ring” me sistem me switch të menaxhueshëm dhe sistemeve me kabëll fibër duke përfituar një sistem komunikimi fleksibël dhe të sigurtë; realizimi i komunikimit me GPRS me stacione pjesë të sistemit në largesi me impiantin; qendër komunikimi me SMS i alarmeve).
- Sistemi SCADA (realizuar sistemit mbikqyrjes, kontrollit dhe marrjes së të dhënave si një sistem DCS – sistem i shpërndarë kontrolli, realizuar me software in “EcoStruxure™ Hybrid DCS; pjesa fizike e këtij sistemi përmban dy servera të cilët jane rendundant nga njëri tjetri si dhe kompjuterat operative; sistem i lidhur për ruajtjen dhe gjenerimin e raporteve me të dhënat e procesit; sistem grafik për menaxhimin dhe analizimin e të dhënave historike të procesit).
- Sistemi i tokëzimit, rrufepritësit dhe ekuipotencializimit (është ndërtuar një sistem tokëzimi i tipit “white tank” për të gjitha godinat e izoluar nga uji në ndërthurje me tokëzimin e hekurave të themeleve, ky sistem i ndërlidhur krijoj një sistem tokëzimi të tipit “rrjetë”, duke arritur vlera të ulëta të sistemit dhe siguri shume të lartë, si dhe precision dhe saktesi te sistemeve matëse dhe pajisjeve të kontrollit; u realizua sistemi rrufepritës i tipit të izoluar për zonat me rrezikshmëri shpërthimi dhe sistem i mbrojtjes i tipit “2” për pjesën tjetër të impiantit; u realizua ekuipotencializimi i të gjithë sistemeve elektro-mekanike konstruktive duke arritur një siguri të lartë nga tensioni i prekjes dhe efekteve elektrostatike që rezultojne në impiante me fluid).
- Instalimi dhe konfigurimi i të gjithë instrumentave të procesit në impiant.
- Sistemi i instalimeve elektrike të shërbimit (Ndriçimi i brendshëm dhe i emergjencës, ndriçimi i jashtëm, prizat e shërbimit, panele me priza industriale, furnizimi i sistemeve të ventilimit dhe kondicionimit).
- Sistemi i adresueshëm i dedektimit të zjarrit (për të gjitha godinat e shërbimit dhe ambientet teknike).
- Sistemi i antivjedhjes (për godinën administrative).
- Sistemi i telefonisë (për të gjitha godinat e shërbimit dhe ambientet teknike).

