Natyra e projektit
Teatër publik
Vendndodhja:
Sheshi Skëndërbej
Periudha kohore:
24 Muaj
Të kontraktuar për instalim dhe furnizim të pajisjeve elektrike, elektronike dhe mirë funksionimin e BMS. Godina ‘Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit’, i pozicionuar në qëndër të Tiranës, u rikonstruktua plotësisht. ITE furnizoi dhe instaloi sistemet e mëposhtme: Furnizimi me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4KV duke përfshirë kabinën shpërndarëse të tensionit te mesëm dhe dy transformatorë fuqie nga 1000KVA. Furnizim dhe instalim i të gjithë pajisjeve të tjera në kabinën e transformatorit përfshirë ketu UPS 200KVA, Gjenerator Diesel 800KVA dhe Kompensator rryme 400KVA. Furnizim ,vendosje e të gjithë paneleve shpërndarës duke filluar nga paneli kryesor (Power Center 1600 A) dhe e të gjithë paneleve shpërndarës dytësor të HVAC-ve dhe sistemeve mekanike. Instalimi plotë elektrik me kanalina, tuba, priza , çelësa ndricuesa dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për të gjithë godinën. furnizim dhe vendosje e sistemit të rrjetit data, të fibrës optike, të alarm zjarrit, antivjedhje, sistem audio , sistem i akses kontrollit dhe ai televiziv. Sistemi i menaxhimit të ndërtesave për sistemin elektrik, sistem i kondicionimit dhe kontrolli i ndricimit. Të gjitha pajisjet e sistemit elektrik dhe të sistemit të kondicionimit, kontrollohen dhe monitorohen nga sistemi BMS, ky i fundit i prodhuar me produktet Schneider. Një vëmendje të vecantë në këtë projekt mori furnizimi dhe vendosja e të gjithë ndricuesave nga shumë brand-e të ndryshme si dhe sistemi i DMX për kontrollin e disa zonave të vecanta

