Projekt

Parku Olimpik i Tiranës (TOP) Shqipëri

Projekti përfshin sistemin elektrik për salla të ndryshme sportive si basketboll, boks, mundje dhe zyra për më shumë se 12 federatat sportive në vend. Të kontraktuar për pajisjet dhe zgjidhjen e mëposhtme:

Natyra e projektit

Qendër sportive

Vendndodhja:

Parku Olimpik i Tiranës, Tiranë

Periudha kohore:

 8 Muaj

Përmasa:

10.000 m2

Zgjidhja: Projekti përfshin sistemin elektrik për salla të ndryshme sportive si basketboll, boks, mundje dhe zyra për më shumë se 12 federatat sportive në vend. Të kontraktuar për pajisjet dhe zgjidhjen e mëposhtme: Furnizim me Energji Elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me një transformator 630kVA Furnizimi me të gjithë elementët kryesorë të kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori, dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (1000A), panelet e shpërndarjes, çelat TM dhe HVAC. Sistem elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë kabllo për sistemet CCTV, Audio dhe Zbulimi i Zjarrit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin e ndriçimit për vende të ndryshme. Standardet u vendosën për fushën e basketbollit në 1200 LUX/TV. Projekti i ndriçimit u krijua në partneritet me OMS Lighting.

PARTNERËT

CUR SYSTEM, Schneider Electric, Bosch Security System, General Electric Lighting, OPTONICA LED, 4Emme, Prysmian Group, 3M etj.

REZULTATI

Klienti mori një rezultat i cili i plotëson kërkesat e ndriçimit për secilin mjedis. Zyra funksionale me fleksibilitet dhe mundësi për të ndarë zonat.