Projekt

Rindërtimi i Sheshit ‘Skënderbej’, Tiranë

Të kontraktuar për të përfunduar të gjitha punët elektrike në lidhje me sistemin e ndriçimit të sheshit dhe parkimit nëntokësor nën shesh.

Natyra e projektit

Vepër Publike

Vendndodhja:

Sheshi ‘Skënderbej’

Periudha kohore:

12 Muaj

Përmasa:

41.000 m2

Të kontraktuar për të përfunduar të gjitha punët elektrike në lidhje me sistemin e ndriçimit të sheshit dhe parkimit nëntokësor nën shesh. Sistemi i ndriçimit ishte vendimtar për këtë projekt pasi përfshin ndriçimin për fasadat e ndërtesave si Muzeu, Teatri i Operës, Kulla e Sahatit, Xhamitë, kopshtet, pemët dhe vetë sheshin. Objektet e furnizimit ishin: Dy nënstacione me një transformator 630 kVA. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (1200A), panelet e shpërndarjes, çelat TM dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë sheshin përfshirë ndriçuesit dhe të gjitha pajisjet e tjera. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, CCTV, audio dhe kontrolli i aksesit dhe menaxhimi i parkimit. Kontrolli dhe menaxhimi u sigurua përmes sistemit të kontrollit të ndriçimit për të gjithë sheshin dhe ndriçimin në fasada.

PARTNERËT

CUR SYSTEM, Schneider Electric, Bosch Security System, General Electric Lighting, OPTONICA LED, 4Emme, Prysmian Group, 3M etj.

REZULTATI

Konsumatori mori një rezultat i cili përkon plotësisht me kërkesat e projektit. Sistemi i ndriçimit u instalua sipas projektit duke respektuar çdo detaj për instalimin e ndriçuesave.