Projekt

Parkim Nëntokësor – Bulevardi i Ri, Tiranë

Një nga parkimet e para publike nëntokësore në qytetin e Tiranës.
ITE Group ishte kontraktuar për pajisjet e mëposhtme dhe zgjidhjen e softuerit:

Natyra e projektit

Vepër Publike

Vendndodhja:

Parkim nëntokësor me 400 vende

Periudha kohore:

12 Muaj

Përmasa:

18.000 m2

Një nga parkimet e para publike nëntokësore në qytetin e Tiranës. ITE Group ishte kontraktuar për pajisjet e mëposhtme dhe zgjidhjen e softuerit: Furnizim me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me një transformator 400 kVA. Furnizimi me të gjithë elementët kryesorë të dhomës elektrike si transformatori, çelat, rifazatori, rregullatori i tensionit dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (800A), panelet e shpërndarjes, çelat TM dhe HVAC. Sistem elektrik i plotë për të gjithë strukturën, furnizimi i pajisjeve dhe sistemi i menaxhimit të parkimit. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, CCTV, Audio dhe Kontrolli i aksesit. Kontrolli dhe menaxhimi për parkimin u sigurua nga CUR System Technical (Gjermani).

PARTNERËT

CUR SYSTEM, Schneider Electric, Bosch Security System, General Electric Lighting, OPTONICA LED, 4Emme, Prysmian Group, 3M, etj. Klienti, në këtë rast Bashkia e Tiranës, mori një parkim modern të pajisur me një sistem lehtësisht të menaxhueshëm.

REZULTATI

I gjithë projekti u realizua brenda një afati kohor prej 4 muajve duke përmbushur të gjitha kërkesat e klientit.