Natyra e projektit
Aeroport
Vendndodhja:
Aeroporti kryesor i Shqipërisë, Tiranë, Rinas
Periudha kohore:
8 Muaj
Përmasa:
14.000 m2
Vetë projekti elektrik ishte shumë kompleks pasi duhej të siguronte për pajisjet e radarëve energji pa asnjë ndërprerje. ITE Group ka punuar me kontraktorin kryesor dhe grupin e projektimit nga investitori për të arritur në zgjidhjen më të mirë të mundshme. Fuqia totale e instaluar ishte 2500 kVA dhe ITE furnizoi gjithçka që lidhej me pajisjet e tensionit të mesëm dhe të ulët. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center, paneleve të shpërndarjes, çelat TM dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, sistemi anti-vjedhje, sistemi audio, sistemi i kontrollit të aksesit dhe sistemi CCTV, sistemi i mbikëqyrjes së energjisë. Në fund u zbatua edhe Sistemi i Menaxhimit të Objektit për të kontrolluar dhe mbikëqyrur parametra të ndryshëm në ndërtesë.
