Natyra e projektit
Stadium
Vendndodhja:
Ndodhet afër qendrës së qytetit të Shkodrës
Periudha kohore:
12 Muaj
Përmasa:
20.000 m2
Projekti përfshin një rindërtim të plotë të stadiumit dhe sistemin e ri të ndriçimit për transmetimin HD të ndeshjeve. Të kontraktuar për pajisjet e mëposhtme : Furnizim me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me një transformator 1600 kVA. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (2000A), paneleve të shpërndarjes, çelat TM dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë kabllo për sistemet CCTV, Audio dhe kontrollin e aksesit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin e ndriçimit për stadiumin. Standardet u vendosën nga UEFA për transmetimin HD me vlerë mesatare prej 1600 LUX. Projekti i ndriçimit ishte hartuar në partneritet me General Electric Lighting dhe realizimi i tij ishte sfidues. Për herë të parë në Shqipëri u mundësua ndriçimi i çatisë për të arritur objektivin e ndriçimit të vendosur nga Uefa.
