Projekt

Rindërtimi i Stadiumit të Elbasanit

Të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për punët elektrike dhe elektronike gjatë rindërtimit të stadiumit “Elbasan Arena”.

Natyra e projektit

Stadium

Vendndodhja:

Qëndra e qytetit Elbasan

Periudha kohore:

6 Muaj

Përmasa:

18.000 meter 2

Të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për punët elektrike dhe elektronike gjatë rindërtimit të stadiumit “Elbasan Arena”. Fuqia totale e instaluar ishte 2500 kVA dhe ITE furnizoi gjithçka që lidhej me pajisjet e tensionit të mesëm dhe të ulët. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center, paneleve të shpërndarjes elektrike dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve dhe sistemin e ndriçimit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin e ndriçimit për stadiumin. Standardet u vendosën nga UEFA për transmetimin HD me vlerë mesatare prej 1500 LUX. Projekti i ndriçimit u hartua në partneritet me ‘General Electric Lighting’ dhe përmbushja e kërkesave ishte sfiduese për shkak të kufizimit të pozicionimit të poleve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, sistemi i ndërhyrjeve, sistemi i kontrollit të aksesit dhe sistemi CCTV.

PARTNERËT

General Electric Lighitng, Schneider, OMS Lighting, Panasonic, Side Lighting, Phoenix Contact, 3M, Global Fire.

REZULTATI

General Electric Lighitng, Schneider, OMS Lighting, Panasonic, Side Lighting, Phoenix Contact, 3M, Global Fire.