Projekt

Ndricimi rrugor LED, Tiranë – Rinas, Shqipëri

Projekti përfshiu një sistem të ri të ndriçimit LED për rrugën. Të kontraktuar për pajisjet e mëposhtme:

Natyra e projektit

Ndriçimi Rrugor

Vendndodhja:

“Rruga e Durrësit” deri në Aeroportin ‘Nënë Tereza’

Periudha kohore:

12 Muaj

Përmasa:

Përafërsisht 16 km rrugë

Projekti përfshiu një sistem të ri të ndriçimit LED për rrugën. Të kontraktuar për pajisjet e mëposhtme: Furnizim me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me kabina të ndryshme elektrike që variojnë nga 200kVA deri në 400 kVA. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i të gjitha shtyllave për ndriçim. Shoqëria ishte përgjegjëse për zbatimin e projektit të ndriçimit në përputhje me standardet e kërkuara të ndriçimit në autostrada. Ky standard u arrit falë ndriçuesave të markës ‘General Electric’: Spinella LED 128W, Spinella LED 91 W, Spinella LED 63W dhe Spinella LED 43W. Projekti i ndriçimit ishte hartuar në partneritet me ‘General Electric Lighting’ dhe realizimi i tij ishte sfidues.

PARTNERËT

General Electric Lighting, Mitas Poles, Wetra Lighting, Prysmian Group.

REZULTATI

Klienti mori një rezultat i cili përkon plotësisht me kërkesat për rrugën kombëtare me efikasitet të lartë dhe ndriçues me jetëgjatësi sipas normave të fundit të BE-së.