Natyra e projektit
Depo farmaceutike
Vendndodhja:
Tiranë Zona Industriale
Periudha kohore:
24 Muaj
Përmasa:
15.000 m2
Të kontraktuar nga investitori për ti dhënë zgjidhje të gjithë sistemit elektrik dhe elektronik të ndërtesës.
Kompania jonë ishte përgjegjëse për të zhvilluar komplet projektin elektrik dhe pas aprovimit nga investitori
të bënte implementimin e tij. Projekti për këtë depo farmaceutike moderne përfshin : Furnizimin dhe instalimin
e kabinës shpërndarëse të Tensionit të Mesëm,lidhjen me rrjetin 20/0.4KV, dy transformatorë fuqie secili 630KVA,
kompensator fuqie 100KVA, një Ups 80KVA, dy UPS 60KVA. Furnizimin dhe instalimin e të gjithë kabllove për
sistemin elektrik duke përfshirë të gjithë komutatorët nga qëndra e fuqisë tek bordet shpërndarëse për sistemin
e kondicionimit, sistemin mekanik etj. Furnizimi dhe instalimi i të gjithë sistemit elektrik duke perfshirë, kanalinat,
tubat, kutitë shpërndarëse, kutitë në dysheme, të gjithë linjat për ndricimin e depos farmaceutike dhe të gjithë
aksesorët e nevojshëm .Furnizim dhe instalim i të gjithë ndricuesave të jashtëm, ndricuesave të magazinës dhe
ndricuesave të zyrave. Të gjithë ndricuesat janë zgjedhur sipas udhëzimeve të arkitektit për të mundësuar një
ndricim profesional dhe shumë modern. Furnizimi dhe instalimi i sistemit të kontrollit “Vimar By Me” për të
gjithë ndricimin dhe perdet e ndërtesës sipas skenarëve të paracaktuar .Furnizimi dhe instalimi i sistemit
televiziv, të rrjetit data, fibrave optike të lidhura në Rack, sistemit të zjarrit , sistemit audio , sitemit të kontrollit
(DMX) për ndricimin e jashtëm, sistemin antivjedhje etj.