Natyra e projektit
Qendër sportive
Vendndodhja:
Parku Olimpik i Tiranës, Tiranë
Periudha kohore:
8 Muaj
Përmasa:
10.000 m2
Zgjidhja: Projekti përfshin sistemin elektrik për salla të ndryshme sportive si basketboll, boks, mundje dhe zyra për më shumë se 12 federatat sportive në vend. Të kontraktuar për pajisjet dhe zgjidhjen e mëposhtme: Furnizim me Energji Elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me një transformator 630kVA Furnizimi me të gjithë elementët kryesorë të kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori, dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (1000A), panelet e shpërndarjes, çelat TM dhe HVAC. Sistem elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë kabllo për sistemet CCTV, Audio dhe Zbulimi i Zjarrit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin e ndriçimit për vende të ndryshme. Standardet u vendosën për fushën e basketbollit në 1200 LUX/TV. Projekti i ndriçimit u krijua në partneritet me OMS Lighting.

