Projekt

PËRPARIMI SH.A

“Përparimi” sh.a është një prodhues lider në tregun shqiptar, i cili operon në fushën e përpunimit dhe tregëtimit të produkteve të çelikut, që nga viti 1994. Produktet kryesore të tij janë teli i galvanizuar, gozhdat e çelikut, trarët metalike etj.

Natyra e projektit

Impiant fotovoltaik

Vendndodhja:

Durrës

Periudha kohore:

120 ditë

Përmasa:

40.622 m2

ITE Energy ka projektuar dhe implementuar me sukses projektin e impiantit fotovoltaik. Procedura e plotë për realizimin e projektit ka përfshirë:

  1. Dizenjimin e detajuar të impiantit, duke specifikuar numrin dhe llojin e moduleve fotovoltaike, planvendosjen, llojin e inverterave dhe çdo element elektrik dhe strukturor të nevojshem. Montimin e strukturave te betonit/çelikut te galvanizuar dhe aksesorëvë metalik për modulet fotovoltaike.
  2. Instalimin e moduleve fotovoltaike dhe lidhjen e stringjeve.
  3. Instalimin dhe komisionimin e inverterave dhe loguesit të të dhënave.
  4. Vendosjen e tubave dhe kanalinave metalike për shtrirjen e kabllove AC dhe DC.
  5. Instalimet e plota elektrike për panelet e tensionit të ulët dhe sistemet e tjera si sistemi i matjes inteligjente dhe sistemi i komandimit në distancë.
  6. Instalimin e sistemit të tokëzimit në përputhje standardet dhe normat teknike.
  7. Testimin e sistemit për t’u siguruar që funksionon normalisht. Kjo procedurë përfshin kontrollin e lidhjeve elektrike, verifikimin e rrymave dhe tensioneve dhe përformancës së inverterave.
  8. Lidhjen me rrjetin elektrik dhe konfigurimin e të gjithë sistemit, i cili përfshin vendosjen e komunikimit midis impiantit fotovoltaik dhe ndërfaqes Fusion Solar duke përdorur module komunikimi të integruara ose të jashtme (si Dongle, Smart Logger, Bluetooth). Ky sistem siguron funksione të tilla si komisionimi i pajisjeve, vendosja e tyre ne hierarki, menaxhim vizual të energjisë, lokalizim i alarmeve në kohë reale, zgjidhje problemesh dhe organizim të punës. Këto funksione zvogëlojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) dhe përmirësojnë rendimentin e impiantit.

PARTNERËT

Schneider Electric, Prysmian Group, JA Solar, Huawei, Contact Italia.

REZULTATI

“Përparimi” sh.a ka përdorur tarracen e sheshtë të fabrikës dhe parcelen pranë saj për të
instaluar impiantin fotovoltaik. Duke përdorur sistemin fotovoltaik, kompania kontribuon në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, kompania redukton vlerën e faturave të energjisë duke funksionuar si vetëprodhues. Në terma afatgjatë, kjo sjell kursime monetare dhe më pak varësi
nga energjia e rrjetit.