Projekt

Qendra e Re e Kontrollit Ajror

Vetë projekti elektrik ishte shumë kompleks pasi duhej të siguronte për pajisjet e radarëve energji pa asnjë ndërprerje.

Natyra e projektit

Aeroport

Vendndodhja:

Aeroporti kryesor i Shqipërisë, Tiranë, Rinas

Periudha kohore:

8 Muaj

Përmasa:

14.000 m2

Vetë projekti elektrik ishte shumë kompleks pasi duhej të siguronte për pajisjet e radarëve energji pa asnjë ndërprerje. ITE Group ka punuar me kontraktorin kryesor dhe grupin e projektimit nga investitori për të arritur në zgjidhjen më të mirë të mundshme. Fuqia totale e instaluar ishte 2500 kVA dhe ITE furnizoi gjithçka që lidhej me pajisjet e tensionit të mesëm dhe të ulët. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center, paneleve të shpërndarjes, çelat TM dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë sisteme si alarmi në rast zjarri, sistemi anti-vjedhje, sistemi audio, sistemi i kontrollit të aksesit dhe sistemi CCTV, sistemi i mbikëqyrjes së energjisë. Në fund u zbatua edhe Sistemi i Menaxhimit të Objektit për të kontrolluar dhe mbikëqyrur parametra të ndryshëm në ndërtesë.

PARTNERËT

ABB, Siemens, Pramac Genset, OMS Lighting, Side Lighting.

REZULTATI

Projekti përfundoi në kohë, përfshirë të gjithë dokumentacionin si skica e projektit, certifikata e produkteve të kërkuara nga grupi mbikëqyrës “Lockheed Martin”.