Projekt

SEBI FRIGO

“SEBI” Ltd është një kompani që ofron një shërbim cilësor në fushën e logjistikës së ftohjes, një aktivitet qe ka për synim ruajtjen dhe transportimin e produkteve në temperaturat e duhura. Kompania ofron ambjente frigoriferike për klientët e interesuar në magazinimin dhe ruajtjen e produkteve të freskëta dhe të ngrira. ITE Energy ka projektuar dhe implementuar me sukses projektin e impiantit fotovoltaik.

Natyra e projektit

Impiant fotovoltaik

Fuqia e Instaluar

226.59 kWp

Vendndodhja:

Autostrada “Tirane-Durres”, Km.7, Tirane

Sipërfaqja:

1.850 m2

Procedura e plotë për realizimin e projektit ka përfshirë:

  1. Dizenjimin e detajuar të impiantit, duke specifikuar numrin dhe llojin e moduleve fotovoltaike, planvendosjen, llojin e inverterave dhe çdo element elektrik dhe strukturor të nevojshëm.
  2. Montimin e strukturave te aluminit dhe aksesorëve të nevojshëm për modulet fotovoltaike
  3. Instalimin e moduleve fotovoltaike dhe lidhjen e stringjeve
  4. Instalimin dhe komisionimin e inverterave dhe loguesit të të dhënave.
  5. Vendosjen e tubave dhe kanalinave metalike për shtrirjen e kabllove AC dhe DC.
  6. Instalimet e plota elektrike për panelet e tensionit të ulet dhe sistemet e tjera si sistemi i matjes inteligjente dhe sistemi i komandimit në distancë.
  7. Instalimin e sistemit të tokëzimit në përputhje me standardet dhe normat teknike.
  8. Testimin e sistemit për t’u siguruar qe funksionon normalisht. Kjo procedurë përfshin kontrollin e lidhjeve elektrike, verifikimin e rrymave dhe tensioneve dhe performancës së inverterave.
  9. Lidhjen me rrjetin elektrik dhe konfigurimin e të gjithë sistemit, i cili përfshin vendosjen e komunikimit midis impianti fotovoltaik dhe ndërfaqes Fusion Solar duke përdorur module komunikimi të integruara ose të jashtme (si Dongle, Smart Logger, Bluetooth). Ky sistem siguron funksione të tilla si komisionimi i pajisjeve, vendosja e tyre në hierarki, menaxhim vizual të energjisë, lokalizim i alarmeve në kohë reale, zgjidhje problemesh dhe organizim të punës. Këto funksione zvogëlojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) dhe përmiresojnë rendimentin e impiantit.

PARTNERËT

Schneider Electric, Prysmian Group, Canadian Solar, Huawei, Contact Italia.

REZULTATI

“SEBI” Ltd ka perdorur çatine e pjerret te objektit te saj per te instaluar impiantin fotovoltaik. Ky sistem jo vetem qe do te reduktoje faturat e energjise por gjithashtu do te mbroje konsumatorin nga ndryshimet e çmimeve te energjise. Ne kete menyre, kompania do te mbeshtetet me shume ne energjine e prodhuar nga impianti dhe me pak ne energjine e rrjetit.