Projekt

Stadiumi Loro Boroci, Shkodër, Shqipëri

Të kontraktuar për pajisjet e mëposhtme dhe zgjidhjen e softuerit : Furnizim me Energji Elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me kapacitet 10.400 kVA.

Natyra e projektit

Stadium

Vendndodhja:

Ndodhet afër qendrës së qytetit të Shkodrës

Periudha kohore:

12 Muaj

Përmasa:

20.000 m2

Projekti përfshin një rindërtim të plotë të stadiumit dhe sistemin e ri të ndriçimit për transmetimin HD të ndeshjeve. Të kontraktuar për pajisjet e mëposhtme : Furnizim me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4kV me një transformator 1600 kVA. Furnizimi me të gjithë elementët e kabinës elektrike si transformatori, çelat TM, radrizatori dhe UPS-të. Furnizimi dhe instalimi i Power Center (2000A), paneleve të shpërndarjes, çelat TM dhe kondensatorët elektrik për sistemin mekanik HVAC. Sistemi elektrik i plotë për të gjithë ndërtesën përfshirë furnizimin e pajisjeve. Zgjidhje për rrjetin e të dhënave përfshirë kabllo për sistemet CCTV, Audio dhe kontrollin e aksesit. Shoqëria ishte përgjegjëse për të zbatuar projektin e ndriçimit për stadiumin. Standardet u vendosën nga UEFA për transmetimin HD me vlerë mesatare prej 1600 LUX. Projekti i ndriçimit ishte hartuar në partneritet me General Electric Lighting dhe realizimi i tij ishte sfidues. Për herë të parë në Shqipëri u mundësua ndriçimi i çatisë për të arritur objektivin e ndriçimit të vendosur nga Uefa.

PARTNERËT

Schneider Electric, General Electric Lighting, OMS Lighting, Side Lighting, 4Emme, Prysmian Group, 3M etj.

REZULTATI

Klienti mori një rezultat i cili përkon plotësisht me kërkesat e një stadiumi dhe e kategorizoi me sukses stadiumin sipas kërkesave të UEFA-s.