Projekt

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Të kontraktuar për instalim dhe furnizim të pajisjeve elektrike elektronike dhe mirë funksionimin e BMS.

Natyra e projektit

Teatër publik

Vendndodhja:

Sheshi Skëndërbej

Periudha kohore:

24 Muaj

Të kontraktuar për instalim dhe furnizim të pajisjeve elektrike, elektronike dhe mirë funksionimin e BMS. Godina ‘Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit’, i pozicionuar në qëndër të Tiranës, u rikonstruktua plotësisht. ITE furnizoi dhe instaloi sistemet e mëposhtme: Furnizimi me energji elektrike nga rrjeti 20/0.4KV duke përfshirë kabinën shpërndarëse të tensionit te mesëm dhe dy transformatorë fuqie nga 1000KVA. Furnizim dhe instalim i të gjithë pajisjeve të tjera në kabinën e transformatorit përfshirë ketu UPS 200KVA, Gjenerator Diesel 800KVA dhe Kompensator rryme 400KVA. Furnizim ,vendosje e të gjithë paneleve shpërndarës duke filluar nga paneli kryesor (Power Center 1600 A) dhe e të gjithë paneleve shpërndarës dytësor të HVAC-ve dhe sistemeve mekanike. Instalimi plotë elektrik me kanalina, tuba, priza , çelësa ndricuesa dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për të gjithë godinën. furnizim dhe vendosje e sistemit të rrjetit data, të fibrës optike, të alarm zjarrit, antivjedhje, sistem audio , sistem i akses kontrollit dhe ai televiziv. Sistemi i menaxhimit të ndërtesave për sistemin elektrik, sistem i kondicionimit dhe kontrolli i ndricimit. Të gjitha pajisjet e sistemit elektrik dhe të sistemit të kondicionimit, kontrollohen dhe monitorohen nga sistemi BMS, ky i fundit i prodhuar me produktet Schneider. Një vëmendje të vecantë në këtë projekt mori furnizimi dhe vendosja e të gjithë ndricuesave nga shumë brand-e të ndryshme si dhe sistemi i DMX për kontrollin e disa zonave të vecanta

PARTNERËT

Schneider Electric, APC by Schneider Electric, OVA by Schneider Electric, Bosch Security System, Honeywell Security Systems, Femi CZ, Irce Cavi, Prysmian Group, Canovate Rack, AFL Hyperscale. Partnerët e ndriçimit të përfshirë në objekt: Bega, Luceplan, Philiphs, Iguzzini, Flos Lighting, Bright Lighting

REZULTATI

U realizua një ndërtesë krejtesisht funksionale në të cilen të gjithë sistemet e integruara kontrollohen nga sistemi BMS. Për më tepër të gjithë llojet e ndricuesave të përdorura në këtë projekt janë një përfitim për këtë ndërtesë shumë të rëndësishme në qëndër të Tiranes