Natyra e projektit
Impiant fotovoltaik
Fuqia e Instaluar
315 kWp
Vendndodhja:
Rruga Rinas,Tirane
Sipërfaqja:
4.820 m2
ITE Energy ka projektuar dhe implementuar me sukses projektin e impiantit fotovoltaik. Procedura e plotë per realizimin e projektit ka përfshirë:
- Dizenjimin e detajuar të impiantit, duke specifikuar numrin dhe llojin e moduleve fotovoltaike, planvendosjen, llojin e inverterave dhe çdo element elektrik dhe strukturor të nevojshëm.
- Montimin e strukturave te betonit dhe aksesoreve të nevojshëm për modulet fotovoltaike
- Instalimin e moduleve fotovoltaike dhe lidhjen e stringjeve
- Instalimin dhe komisionimin e inverterave dhe loguesit të të dhënave.
- Vendosjen e tubave dhe kanalinave metalike per shtrirjen e kabllove AC dhe DC.
- Instalimet e plota elektrike për panelet e tensionit te ulet dhe sistemet e tjera si sistemi i matjes inteligjente dhe sistemi i komandimit ne distance.
- Instalimin e sistemit të tokëzimit në përputhje me standartet dhe normat teknike.
- Testimin e sistemit për t’u siguruar që funksionon normalisht. Kjo procedurë përfshin kontrollin e lidhjeve elektrike, verifikimin e rrymave dhe tensioneve dhe performancës së inverterave.
- Lidhjen me rrjetin elektrik dhe konfigurimin e të gjithë sistemit, i cili përfshin vendosjen e komunikimit midis impiantit fotovoltaik dhe ndërfaqes Fusion Solar duke përdorur module komunikimi të integruara ose të jashtme (si Dongle, Smart Logger, Bluetooth). Ky sistem siguron funksione të tilla si komisionimi i pajisjeve, vendosja e tyre në hierarki, menaxhim vizual të energjisë, lokalizim i alarmeve në kohë reale, zgjidhje problemesh dhe organizim të punës. Këto funksione zvogëlojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) dhe
përmirësojne rendimentin e impiantit.

